Publikoi pa dashur foton e të bijës, Olta Boka rrëqeth: M’u thanë duart, ju lutem mos e përdorni atë momente aq delikat

Lajme nga Bota


Me 15 korrik të këtij viti, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosi emrin e veçantë Gaia.

Olta është treguar shumë e rezervuar, duke mos e zbuluar portretin e të bijës mirëpo ditën e sotme i ka ndodhur një incident. Ajo ka publikuar padashje një video të Gaias në Instastory.

Këngëtarja është penduar për veprimin e saj dhe ka kërkuar nga gazetarët të mos e përdorin këtë moment “delikat”.

“Nuk e di si m’u thanë duart dhe postova padashje një bisedë (video me Gaian), që po bëja me kushërirat e mia në Instagram. Ju lutem gazetarëve me shpirt të më kuptojnë në mospërdorimin e këtij momenti kaq delikat”, ka shkruar ndër të tjera Olta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *