Pse pikërisht Saimiri? Autorja e ‘Love Story’ rrëfen si u zgjodh protagonisti i programit

Lajme nga Bota


Love Story” ka nisur transmetimin në Tv Klan prej më shumë se një muaji. Të gjithë jemi familjarizuar me konkurrentet dhe historitë e tyre. Por më i përfoluri është pa dyshim ai, princi modern, beqari më i përfolur i momentit, Saimiri.


Por si u vendos që do të ishte pikërisht Saimiri protagonisti i këtij reality show? Autorja e programit, Ilda Lumani, ka zbuluar për “Jo Vetëm Modë” disa prapaskena interesante dhe ka rrëfyer se si u zgjodh Saimiri.

Lumani është shprehur se sapo është njohur me emrin e Saimirit menjëherë është vendosur për të, pasi plotësonte të gjitha kriteret. Ajo tregoi ndër të tjera se fillimisht ishte vënë në “ndjekje” të disa prej djemve të spikatur në kryeqytet, por në fund u vendos për Saimirin.

“Kur Vera dhe Alketa më thanë për projektin isha e bindur, sikurse dhe ato, që gjithë çelësi i këtij programi ishte personazhi kryesor. Duhet të plotësonte të gjitha kriteret që të merrte pëlqimin e njerëzve, pëlqimin e vajzave që nuk është e lehtë. Sapo ma propozuan këtë projekt fillova të mendoj disa nga djemtë e spikatur në qytet që mund të ishin të përshtatshëm në program. Dikush kishte hyrë në një marrëdhënie, dikush ishte martuar, se gjërat evoluojnë. [M’u kujtua] Një miku ynë i përbashkët, i imi dhe i Saimirit, thashë duhet ta takoj se ai duhet të më ndihmojë. Duke diskutuar mes disa djemsh të tjerë, Saimiri sapo ra emri i tij, ishte kështu surprizë. Ishte njeriu i duhur. I plotësonte të gjitha kriteret për të qenë ai”, tha Lumani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *