Në media vazhdonte të bënte bujë dasma e marteses së djalit të humanistit Halil Kastrati.
Nga banketi me numër të madh të ftuarish, dolën shumë foto gjithëandej.
Siç u pa, i zoti i shtëpisë, kishte pritur në konak një numër të madh mysafirësh, madje edhe shumë fytyra nga skena politike, muzikore, etj.
Para të pranishmëve kanë kënduar disa këngëtar, por këngëtare qëndrore, e ftuar nga familja, ishte Shyhrete Osmanollaj, këngëtarja nga Gjonaj i Prizrenit, e njohur për zërin e saj të mrekullueshëm.
Shyhretja është prej afro 30 vitesh në skenë dhe ka një karrierë të gjatë e te bujshme në muzikën folklorike e popullore dhe ia ka dalë që ta ndez atmosferën në maksimum në natën më të veçantë për Halil Kastratin dhe familjen e tij.
Ne vijim, video nga dasma: