Pronari i lokalit dhe një 20-vjeçare që u dërguan për shërim në Turqi janë në gjendje të rëndë

Lajme nga Bota


Pronari i restorantit “Steak House”, Genc Sopa, është personi që ka pësuar shkallën më të lartë të lëndimit, nga shpërthimi i bombolës së gazit që ndodhi dy ditë më parë në Ferizaj. E lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe një 20-vjeçare. Për të dy, është arritur marrëveshja që të vazhdohet trajtimi mjekësor në Turqi.


Në një prononcim për Gazetën Express, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, tha se dy nga të lënduarit tashmë kanë mbërritur në klinikat e Turqisë, ndërsa dërgimi i dy të tjerëve pritet të bëhet shumë shpejt.


“Po sot janë transportu dy nga katër të lënduarit që do të trajtohen në Turqi. Po besoj që janë në klinikat në Turqi tashmë. Do t’i marrin edhe dy të tjerë, në total katër pacientë do të transportohen për shërim, ata me shkallën më të lartë të lëndimit”, tha Aliu për Gazetën Express.

Tutje, Aliu tha se pronari i lokalit “Steak House”, aty ku ndodhi shpërthimi ka shkallën më të lartë të lëndimit.

“Njëri prej tyre është pronari i lokalit, i cili ka shkallën më të lartë të lëndimit, po ashtu edhe një vajzë rreth 20-vjeçare”, tha ai.

Tutje, kryetari i uroji shërim të shpejt gjithë të lënduarve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *