Pritjes po i vjen fundi, Almeda Abazi ndan kopertinën më të bukur me të voglën e saj

Lajme nga Bota


Aktorja Almeda Abazi dhe partneri i saj Tolgahan së shpejti presin të bëhën prindër për herë të dytë.


Djali i tyre Efehan do të bëhet me një motër dhe këtë lajm e kanë zbuluar vetë çifti pak kohë më parë.
Almeda është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momentet më të këndshme nga jeta e saj.

Së fundmi ajo ka ndarë kopertinën më të bukur të pritjes së ëmbël. Me një fustan të gjatë në ambjent të hapur Almeda ka pozuar në muajn e nëntë të shtatëzanisë.
Bashkangjitur mami Almeda shkruan: 9 muaj pritje.

Aktorja duket në super formë dhe mjaft e lumtur që edhe shumë pak çaste kanë mbetur që e vogla e tyre të jetë në mes të familjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *