Princ Leka dhe Elia Zaharia zbulojnë portretin e princeshës së vogël Geraldine

Lajme nga Bota


Në 22 tetor Elia Zaharia dhe Princ Leka u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin e stërgjyshes, Geraldinë.


Ata kanë postuar fotot e para të kartolinës së tyre familjare dhe në këtë mënyrë kanë prezantuar vogëlushen me gjithë botën. Ata kanë pozuar me një pemë Krishtlindjesh të zbukuruar në sfond, ndërkohë që gjithë vëmendjen e ka marrë portreti i ëmbël i të voglës, Geraldine.
Cifti mbretëror kanë uruar të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjes.

“Të dashur miq e dashamirës, Familja jonë ju uron nga zemra Gëzuar Krishtlindjen! Qofshi kurdoherë të bekuar! Me shumë emocion këtë vit, kjo festë e ngrohtë na gjen të plotësuar me ëngjëllin tonë të vogël! Ky vit na solli dhuratën më të bukur në jetë. Urojmë që secili prej jush, paçkah këtyre kohërave kaq sfiduese, të realizojë ëndrrat dhe të gjejë lumturi e harmoni! Nga zemra, Ne të tre…”, ka shkruar Elia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.