Prej Sot Fillon Pagesa E Ndihmës Sociale, Ja Cilat Kategori Do Të Marrin Të Parët..

Lajme nga Bota


Ministria e Punës dhe Politikës Sociale bën të ditur se nga nesër, 3 dhjetor 2020, fillon pagesa e ndihmës së garantuar sociale për muajin nëntor të këtij viti.


“Me qëllim që të shmangen turmat para bankave dhe të mundësohet mbrojtje më e madhe për shfrytëzuesit e ndihmës sociale nga virusi COVID-19, pagesa do të bëhet në dy grupe në banka, edhe atë sipas radhitjes alfabetike”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Personat me shkronjën e parë të mbiemrit A, B, V, G, D, Gj, E, Zh, Z, X, I, J, K, L, Ll, M do ta mund ta marrin më 3 dhjetor, dhe personat me shkronjën e parë të mbiemrit N, Nj, O, P, R, S, T, Q, U, F, H, C, Ç, Xh dhe Sh do të mund ta marrin ndihmën sociale në bankat më 4 dhjetor. Personat që kanë kartale bankare, pavarësisht mbiemrin, paratë mund t’i marrin nga bankomatet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *