Prej 3 muajsh familja s’e di se ku është/ Flet avokati i 19-vjeçares shqiptare: Mendohet se dy burra e mbajnë në Athinë i kanë ndryshuar pamjen

Lajme nga Bota


Vijon m is teri i zh dukjes së 19-vjeçares shqiptare, Artemis Vassili në Greqi.

Që prej 16 tetorit ajo nuk ka shfaqur asnjë shenjë jete dhe familja e saj është shumë e shqetësuar. Avokati i familjes, Anastasios Dougas ka thënë se ajo është parë në Volos dhe ka qenë e shoqëruar nga dy burra.

Ndër të tjera ai është shprehur se dyshohet se vajzës i kanë ndryshuar pamje, i kanë prerë flokët dhe i kanë vendosur parukë për mos tu identifikuar dhe po mbahen kundër vullnetit të saj.

Avokati tha se rasti i një valixheje me trupin e një vajze ala rmoi familjen, të cilët dyshuan se vajza e tyre kishte humbur jetën, por që rezultoi se ishte trupi i një 38-vjeçare kineze.

“Informacioni që kemi është se ajo po mbahet nga dy burra kundër vullnetit të saj. Në fakt, ata e kanë parë atë në Volos dhe Athinë, është saktësisht e njëjta dëshmi. Pas dimensionit që ka marrë çështja, mendoj se disa mund të kenë ndodhur ndryshimet në pamjen e 19-vjeçares, flokët e saj jenë p rerë, mund të ketë parukë. He ti met vazhdojnë dhe apeli ynë është që kushdo që di diçka, të flasë edhe në mënyrë anonime,” tha avokati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *