Po sa me fat qenka Arbana! Ja si kujdeset Eduarti për djemtë

Lajme nga Bota

Arbana Osmani, Eduart Grishaj, Joni dhe Dielli janë kthyer në familjen më të dashur për ndjekësit në rrjete sociale.


Ata na përfshijnë shpesh në përditshmërinë e tyre nëpërmjet postimeve në rrjete sociale, ku ndajnë me ndjekësit thuajse gjithçka që u ndodh. Mami Arbana tregon si e kalon ditën në punë, në shtëpi, sa lodhet me të vegjëlit, çfarë gatuan për ta, e të tjera si këto.

Së fundmi, ajo ka marrë një ditë pushim dhe ka shijuar momentin e saj së bashku me Jonin, në një Spa në kryeqytet. Teksa mami Arbana relaksohej me një mesazh, Joni bënte not, ndërsa Dielli dhe Eduarti s’dukeshin gjëkundi.

Ndaj të merakosur, ndjekësit e kanë pyetur pafund moderatoren në duart e kujt e ka lënë djalin tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *