Teuta Krasniqi ndryshon stil dhe ju nuk do ta njihni.
Teuta Krasniqi është një nga aktoret më të suksesshme që ka skena e teatrit në Kosovë, dhe jo vetëm, shkruan Kosovarja.
Ajo për vite me radhë ka luajtur role të ndryshme dhe në secilin prej tyre ka shkëlqyer, por publiku i gjerë më së shumti e njeh me rolin e “Sarandës” në serialin vendor “Kafeneja Jonë”.
Gjithashtu ajo njihet edhe për stilin e saj të veçantë e që herë pas here edhe ka ardhur me ndryshime, por jo befasuese.
Si duket ka ardhur koha që edhe Saranda të godasë e të na befasojë, ashtu si bëri edhe së fundi me disa postime në rrjete sociale, ku shihet si kurrë më parë.