Po bën show apo e ka me të vërtetë? Deputetja shqiptare del natën dhe pastron rrugët

Lajme nga Bota


Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, mbrëmë ka postuar një fotografi interesante në rrjetin social “Instagram”.


Aktroja në zgjedhjet e 14 shkurtit populli i besoi votën duke i dhënë mundësin të bëhet deputete. Ajo përmes fotografisë së postuar, shihet duke pastruar rrugët e Prishtinës.

“Se tani po thojnë s’po fshinë” ka shkruar deputetja Matoshi. Ndryshe, Matoshi sot ka tërhequr vëmendje edhe me veprimin e saj në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Përderisa kolegët e saj po përpl aseshin verbalisht, ajo ka shfrytëzuar atë moment që të bëjë video.

Fillimisht duket se i bën video vetes, e më pas e kthen telefonin edhe në drejtim të daljes së Kuvendit dhe incizon kolegët. Këtë video e ka postuar më pas në Instagram.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *