Pjesa më e madhe e Shqipërisë u përvëlua nga i nxehti sot, po në këtë qytet ka rënë shi i madh dhe breshër

Lajme nga Bota


Zj arret ia kanë lënë vendin reshjeve në Veri të Shqipërisë. Pasditen e sotme në zonën pranë Tunelit të Kalimashit ka pasur reshje të shumta shiu e breshëri.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb”, breshëri ka shkaktuar kaos në lëvizjen e makinave në Rrugën e Kombit, të cilat janë ndalur plotësisht, deri në kalimin e stuhisë.

Po kështu toka është zbardhur nga kokrrat e breshërit që kanë qenë me madhësi të konsiderueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *