Përplasja për këngën “Akoma po të pres”, Mihrije Braha tregon sa ka paguar për hitin: Jam zënë në sherrin mes dy vëllezërve
Këngëtarja Mihrije Braha ekskluzivisht në emisionin #gjesi iu është përgjigjur akuzave për këngën “Akoma po të pres”, raporton Gazeta Express.
Këngëtarja ka folur për akuzat e këngëtarit Hektor Gjurgjiali që tha se Braha ia kishte vjedhur këngën shumë vite më parë.
Ai së fundmi e ka sjellë këtë këngë në versionin e tij, duke folur për prapavijat e asaj se çka kishte ndodhur në një intervistë për Kult Plus.
Mirëpo, këngëtarja Braha thotë në emisionin #gjesi se nuk është takuar asnjëherë me Hektorin e së këngën e ka blerë nga vëllai i tij, Mentori.