Për herë të parë, Ermal Fejzullahu flet për lidhjen e gjakut me Fifin

Lajme nga Bota


Për herë të parë, Ermal Fejzullahu flet për lidhjen e gjakut me
Ermal Fejzullahu flet për herë të parë për lidhjen e gjakut me Fifin.


Disa javë më parë, këngëtarja e njohur Fifi zbuloi se ishte kushërirë me Ermal Fejzullahun.

Ajo tregoi në emisionin “Shiko Kush Luan” se familja e Ermalit ka pasur mbiemrin e saj, por më vonë e kishin ndryshuar.
Ndërkohë ditën e djeshme, këngëtari i dashur për publikun ishte i ftuar në “Express Rozë” dhe tregoi si qëndron e vërteta e lidhjes së gjakut mes tyre.

Ai tha se me Fifin janë nga e njëjta krahinë, por nuk janë shumë të afërt me njëri-tjetrin.

“Me një prejardhje shumë të largët, jemi nga një krahinë. Mirëpo nuk është se jemi të afërt. Nga fisi jemi diçka”, tha Ermali.

Në lidhje me bashkëpunimin e tyre, të titulluar “Përjetësi”, Fejzullahu tha se kishte qenë Fifi ajo që e kishte ftuar për të, teksa shtoi se këngëtarja kishte pasur dëshirë ta publikonin në verë, ndërsa ai kishte insistuar për në dimër meqenëse ishte një baladë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.