Për herë të parë bëhet nënë aktorja e njohur

Lajme nga Bota

Aktorja e këngëtarja e njohur bëhet nënë për herë të parë. Emma Roberts raportohet se është bërë nënë pak para Vitit të Ri.

Aktorja dhe këngëtarja ka mirëpritur fëmijën e parë me të dashurin Garret Hedlund, 36 vjeçar, sipas disa raportimeve të hënën.


Ylli i “Holidate”, 29 vjeçe, ka mirëpritur djalin Rhodes të dielën më 27 dhjetor në Los Angeles, sipas TMZ.

Gjithashtu, është raportuar se dyshja janë në gjendje të mirë shëndetësore.Performuesja e “Scream Queens” ka konfirmuar shtatzëninë me aktorin e “Mudbound” në gusht, në një status të publikuar në rrjete sociale.

Roberts dhe Hedlund ndërkohë kanë filluar të takohen me njëri-tjetrin që nga marsi i vitit 2019.Mbesa e Julia Roberts vuante nga sëmundja e Endometriozës dhe për këtë ishte e shqetësuar nëse do mund të kishte fëmijë.

Aktorja e “We’re the Millers” në një intervistë për Cosmopolitan në nëntor deklaroi se duhej të ngrinte vezët për t’u siguruar që ajo do të ishte në gjendje të kishte fëmijë në të ardhmen.

“Unë gjithashtu u tmerrova”, ka thënë Roberts. “Vetëm vendimi për ta kaluar atë dhe për të zbuluar, ndoshta, se nuk do isha në gjendje të kisha fëmijë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *