Pasi Tuna i hoqi djalit mbiemrin e Patrisit në Instagram, vjen reagimi i Robertit

Lajme nga Bota


Tuna i hoqi djalit mbiemrin e Patrisit në Intagram.

Ditën e sotme Tuna dhe Patrisi kanë qenë shumë të komentuar pas lajmeve se dyshja i kanë dhënë fund martesës.


Këngëtarja ka hequr mbiemrin e Patrisit nga Instagrami i të birit dhe nga Tian Patris Berisha, tashmë në bion e Instagramit të tij shkruhet Tian Sejdi, mbiemri i këngëtares.

Madje Tuna ka hequr Patrisin edhe nga lista e personave që ndjek Tian në këtë rrjet social.

Pas këtij veprimi, Roberti, i cili dihet tashmë që nuk i ka marrëdhëniet aspak të mira me Tunën, ka postuar në Insastory një video ku shfaqen Tian dhe e bija e tij Renee duke luajtur. “Renee Berisha. Tian Berisha”, shkruan Roberti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *