Pas ndarjes, Tunën dhe Patrisin nuk i bashkon as ditëlindja e djalit të tyre

Lajme nga Bota


Djali i ish-çiftit ka festuar ditëlindjen.
Dhe, natyrisht se Tiani ka marrë urime nga prindërit e tij, shkruan lajmi.net.


Përmes rrjetit social Instagram, ata e kanë uruar me nga një fotografi në të njëjtën kohë edhe kanë shkruar fjalë plot dashuri për të.I NGJAJSHËMTUNA MERR VENDIMIN E PAPRITUR PAS NDARJES NGA PATRISINë profilin e tij zyrtar në Instagram, Patris Berisha ka ndarë një imazh të djalit derisa ka shkruar: “Tian Patris 4”, ndërsa mori edhe komente të shumta nga miqtë të cilët e uruan për ditëlindjen e djalit të tij.

Ndërsa, Tuna në storien e saj ka ndarë fotografi nga festa e ditëlindjes duke i shkruar edhe një urim teksa nuk ka publikuar imazhe tjera duke mos zbuluar pjesëmarrjen e ish-partnerit të saj.“4 vite jetë, shpresë, dashuri dhe lumturi pafundësisht gëzime duke parë çdo mëngjes buzëqeshjen tënde duke ndjerë çdo mëngjes përqafimet më të ngrohta e sinqerta të marra ndonjëherë. Gëzuar ditëlindjen dashuria ime e parë”, kanë qenë fjalët e Tunës e cila e ka fshirë këtë postim dhe nuk figuron më në rrjetet e saj sociale.Ndryshe, Tuna dhe Patrisi ka kohë që i kanë ndarë rrugët si çift, arsyen e ndarjes nuk e kanë bërë publike asnjëherë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *