Paralajmërimi: Në Mëngjeset E Së Enjtes Dhe Të Premtes Duhet Të Përgatiteni Për…

Lajme nga Bota


Paralajmërimi: Në mëngjeset e së enjtes dhe të premtes duhet të përgatiteni për…Moti kete javë nis të pësojë ndryshim krahasuar me ditë të tëra plot diell.Ditën e martë e deri mëngjesin e së mërkurës në vend do të mbizotërojnë vranësirat e dendura dhe reshjet e shiut, transmeton 24 news.

Këto, do të jenë të intensitetit mesatar në mesditë deri në mbrëmje, ndërsa në pjesën bregdetare kryesisht në brigjet e Jonit në formën e shtrëngatave me rrufe.Në majat e maleve, kryesisht në verilindje reshjet do të kthehen në dëborë të përkohshme.

Kjo situatë do të marrë kthesë të menjëhershme të enjten dhe të premten ku do të mbizotërojë moti me diell dhe vranësirat kalimtare në zonat malore.Sa i përket temperaturave do të pësojnë ndryshime të ndjeshme veçanërisht mëngjesin e së premtes.SHMU ju këshillon që cadrat deri në mesjavë mos i lini në shtëpi, ndërsa në mëngjeset e së enjtes dhe të premtes duhet të përgatiteni për veshje dimërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *