Paralajmërimi i sinoptikanëve për rrezikun e madh që ka Shqipëria, Bashkia del me thirrjen e fortë

Lajme nga Bota


Bashkia e Pogradecit i ben thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal pas paralajmërimit nga sinoptikanët për rrezikun e lartë të rënies së zjarreve për shkak të temperaturave përvëluese që kanë përfshirë vendin.

“Bëjmë thirrje të gjithë banorëve që jetojnë brënda territorit të zonave të mbrojtura, ofruesve të shërbimeve në zonat turistike, vizitorëve, turistëve, etj., të tregojnë kujdes maksimal, të evitojnë çdo shkëndijë zjarri në pyll dhe në çdo rast shfaqje zjarri të lajmërojë sa më parë!”, thuhet në postimin në faqen zyrtare në Facebook të Bashkisë.


Njoftimi

INFORMACION I RËNDËSISHËM‼️

Sektori i MZSH Bashkia Pogradec

Duke marrë shkas nga informacioni javor mbi kushtet e motit, i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, paraqitet rrezikshmëri e lartë për rënien e zjarreve 🔥 në të gjithë vendin.

Sa më lart, bëjmë thirrje të gjithë banorëve që jetojnë brënda territorit të zonave të mbrojtura, ofruesve të shërbimeve në zonat turistike, vizitorëve, turistëve, etj., të tregojnë kujdes maksimal, të evitojnë çdo shkëndijë zjarri në pyll 🚭📛🚫❌ dhe në çdo rast shfaqje zjarri të lajmërojë sa më parë!
#JOzjarrnëpyje 📛🚭

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *