Dy vëllezër nga Ratisha e Epërme e Deçanit, njëri 17 e tjetri 13, kanë humbur jetën sot në Bruckberg të Gjermanisë pasi u goditen nga treni në lëvizje, shkruan RepublikaOnline.net
B.Arifaj dhe H.Arifaj, mëngjesin e sotëm rreth orës 7 e 15 minuta, po tentonin ta kapnin një tren tjetër duke kaluar përmes shinave edhe pse barrierat ishin të lëshuara, duke e gjetur kështu vdekjen nga treni në lëvizje.
Sipas policisë lokale, drejtuesi i trenit kishte tentuar të frenonte, por ishte tepër vonë.
Ndërkohë ekipe të shumta të emergjences janë parë në vendin e ngjarjes duke përfshirë edhe shtabin e krizës, të cilët u përkujdesen jo vetëm për familjaret e viktimave por edhe për dëshmitarët që kishin parë ngjarjen tronditëse./RepublikaOnline.net