Pamje nga martesa e ish-banores së “Big Brother 2”, Mimoza Krasniqi

Lajme nga Bota

Martohet ish-banorja e “Big Brother 2”, Mimoza Krasniqi.Ajo ishte njëra nga konkurrentet që tërhoqi vëmendje të madhe në edicionin e dytë të shout televiziv “Big Brother”.


Fjala është për bukuroshen nga Gjakova, Mimoza Krasniqi, e cila që nga ajo kohë ka qenë më e tërhequr nga kamerat.

Megjithatë, ajo së fundmi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se ka ndërmarrë një hap të ri në lidhje me jetën e saj private.Përmes disa imazheve që ka ndarë në Instagram, Mimoza duket se i ka dhënë fund beqarisë, por që nuk ka zbuluar identitetin e personit që ia rrëmbeu zemrën.Në fotografitë e veçanta, e njëjta shfaqet e veshur me një fustan të bardhë larg tradicionales, ashtu sikurse ka preferuar me një grim dhe stil flokësh të thjeshtë.Në një intervistë të realizuar para disa vitesh, Mimoza theksoi se zgjodhi jetën larg televizionit dhe nuk preferonte të shfaqej sërish në një shou të tillë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *