Pak kohë pas martesës, reperi i njohur shqiptar ndahet nga gruaja

Lajme nga Bota


Reperi i njohur ndahet nga bashkëshortja pas tre muajve martesë?!


Në muajin tetor reperi shqiptar, S4MM i dha fund beqarisë në një dasmë shumë modeste mes miqsh dhe të afërmish.

Ai dhe partnerja e tij, Filis Ismaili, u martuan në Belgjikë dhe gjithë ceremonia që organizuan ishte shumë e thjeshtë.

Filis u vesh me një fustan të shkurtër të bardhë, ndërsa reperi një këmishë të bardhë dhe pantallona të zeza.


Pas dasmës madje u përfol se Filis ishte shtatzënë, sepse në disa imazhe barku i saj dukej paksa i rrumbullakosur.

Kaq mjaftoi që fansat të besonin se ajo ishte në pritje të ëmbël, por ky lajm nuk u konfirmua kurrë nga çifti.

Mirëpo së fundmi ndjekësve të tyre ju ka bërë përshtypje diçka tjetër që i ka bërë kështu të dyshojë se dyshja mund të jenë duke kaluar një krizë në marrëdhënie.

Nga një kontroll në adresat e tyre në Instagram shihet se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin. S4MM nuk është pjesë e listës të personave që ndjek Filis, e as reperi në listën e personave që ndjek Filis.

Por nga ana tjetër Filis vazhdon të ketë në profilin e saj të gjitha fotot e dasmës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *