Këngëtarja Orinda Huta dhe producenti Turjan Hyska vetëm pak ditë më parë janë bërë prindër të një vogëlusheje emrin e së cilës ia vunë Atara.
Emri Atara është hebre dhe ka kuptimin e kurorës dhe të bekuarës.
Dyshja në fjalë e kanë shprehur gjithmonë ëndrrën e madhe që të kenë fëmijë sa më parë.
Ndryshe nga shumë personazhe të njohur, Turi ndàu menjëherë në rrjete sociale një foto me vajzën, duke i zbuluar edhe portretin e ëmbël.
Kjo u bë e mùndur tani dhe prindërit Huta dhe Hyska janë në qiellin e shtatë nga gëzimi.
Shpesh herë nënat e reja, në fillimet e prindërimit të tyre postojnë foto me mesazhe brenda, ashtu sic është edhe rasti i këngëtarës në fjalë Orinda Huta.