O Zot si nuk kanë shpirt? 23-vjeçari shqiptar ndërroi jetë në Francë nga sëmundja e ligë, familja: Po përdorin emrin e tij për të fituar para

Lajme nga Bota


Në spitalin e Strasbourg-ut në Francë, të martën ka ndërruar jetë Shkëlzen Kasumi nga Vushtrria. 23-vjeçari kishte shkuar për trajtim, por që nuk ka arritur t’i mbijetojë sëmundjes.


Pas vde kjes së tij, është raportuar se familja e Shkëlzen Kasumit, ka kërkuar ndihmë nga bamirësit që kufoma e tij të kthehet në Kosovë.

“Sot me 29/01 vd i q Shkelzen Kasumi 23 vjeç ne spitalin e Strasbourg-ut. Ishte ardhur te shërohet por nuk i mbijetojë sëmundjes. Familja qe gjendet në Kosovë kërkon ndihmën nga çdo bamirës që t’ua kthejmë k uf omën”, thuhet në njoftimin e bërë nga Shoqata Kulturore Shqiptare Strasbourg-Kehl.

Kjo shoqate ka bërë të ditur se ndihmat do të pranohen nga Ragip Ademi, kontakti: +33 6 05 54 30 06 dhe se afati i fundit është të shtunën ora 18:00. Por familjarët i kanë thënë Telegrafit, se ata nuk janë prapa kësaj thirrjeje, dhe se dikush po tenton të përfitojë financiarisht.

Axha i Shkëlzenit ka kërkuar nga të gjithë bamirësit që mos të japin para për rastin në fjalë.

“Dikush po keqpërdorë emrin e Shkëlzenit për të përfituar financiarisht, pasi ne nuk kemi kërkuar ndihmë për kthimin e ku fo mës në Kosovë. Ju lus që të mos dërgoni të holla për rastin në fjalë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.