Nuk keni parë gjë akoma, java që vjen pritet ta pjekë Ballkanin

Lajme nga Bota


Temperaturat që thyen rekorde deri në 50 gradë celsius pritet të pjekin Ballkanin, teksa do të përfshihet edhe nga ajri i nxehtë afrikan.

Një ajër përvëlues nga Afrika Veriore do të filloj të përfshijë pjesë të mëdha të Evropës këtë fundjavë – në atë që po përshkruhet si një “valë katastrofike e nxehtësisë”, kështu thuhet nga një meteorolog.

Ngjarja e motit të çuditshëm nga erërat e rralla të sirokos do të sjellë kushte dërrmuese nga shkretëtira e Saharasë mbi Evropën jugore, shkruan mediumi britanik “Express”.


Italia pritet të përjetojë shpërthimin e parë të nxehtësisë të dielën para se zona e presionit të lartë të përhapet në juglindje drejt Greqisë, Bullgarisë dhe Turqisë.

Parashikuesit parashohin që merkuri të shpërthejë në 40 gradë Celsius këtë fundjavë para se të ngjitet në 45 gradë Celsius dhe madje edhe 50 gradë celsius deri në fund të javës së ardhshme.

Temperatura më e lartë ndonjëherë në Evropë u regjistrua më 10 korrik të vitit 1977, kur zhiva arriti 48 gradë Celsius në Athinë, Greqi, transmeton Gazeta Express.

Hartat e fundit tregojnë sistemin ekstrem të motit që po shkon drejt Evropës

Leave a Reply

Your email address will not be published.