Nuk keni asnjë ide çfarë të gatuani në drekë? Po u japim recetën më të mirë për të bërë lazanja/ Familja do lëpi gishtat

Lajme nga Bota


Hapat për të përgatitur lazanja në kushte shtëpie Për të gjithë adhuruesit e kuzhinës italiane, një recetë për lazanjë shtëpie me mish të g ri rë dhe perime.


Përbërësit: 4 lugë vaj ulliri, 2 karrota, 1 qepe, 2 thelpinj hudhër, Një tufë rozmarin, 700 gr. Mish të grirë. 400 gr. Pure domatesh (2 konzerva). 200 ml supë viçi. Kripë. Piper i bluar

Për salcën beshamel: 1 litër qumësht 2 gjethe dafine, ¼ e qepës, Pak arrë moskate, 50 gr. Gjalpë, 50 gr. Miell


Paketim i pastave për lazanjë: 125 gr. Djath mocarela: Parmezan i grimcuar Piper i zi, 2 lugë gjalpë

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 180 gradë. Për përgatitjen e salcës fillestare ngrohni vajin e ullirit, hidhni celerin e grirë, karrotat dhe qepën. Gatuani rreth 15 minuta derisa masa të zbutet dhe fitojë ngjyrë të artë. Shtoni rozmarinën dhe hudhrën e grirë dhe vazhdoni edhe pak me fërgimin.


Shtoni mishin e bluar deri sa të avullohet tërë uji nga tigani. Lëreni në ngrohje për rreth 45 minuta.

Pasi të largohet sasia e alkoolit nga vera, shtoni supën e viçit dhe purenë e domateve. Lëreni të përgatitet për rreth 2 orë. Shtoni kripë dhe biber sipas nevojës dhe shijes.

Për salcën beshamel, hidhni qumështin në tenxhere, shtoni gjethet dafine, qepën e grirë imët dhe spërkatni pak me arrë moskate. Lëreni që të vlojë. Në një enë tjetër, shkrini gjalpin dhe shtoni miellin. Përzieni mirë rreth 2 minuta. Largoni qumështin nga ngrohja dhe gradualisht shtoni sasinë e miellit me përzierje të vazhdueshme.

Pastën e lazanjave zieni në ujë të kripur për rreth 3 minuta. Në fundin e enës ku do të renditni pastën e lazanjës, hidhni pak salcë beshamel, më pas renditni koret, pastaj parmezan dhe mocarelën e prerë në copa të vogla, shtoni kripë dhe biber e më pas mishin. Përsëritni procedurën deri në përfundim të përbërësve. Në fund, në krye shtoni disa copëza gjalpë dhe piqini në furrë për rreth 30 minuta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *