Me 1 244 vi ktima brenda 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Gjermani shënohet shifra më e lartë vd ekjeve ditore në vend që nga fillimi i pandemisë.
Sipas Institutit Robert Koch (RKI) në Gjermani i cili kryen hulumtime në fushën e sëmundjeve infektive, thuhet se me 1 244 vd ekjet në 24 orët e fundit numri i vi ktimave ka arritur në 43 881, ndërsa me 25 164 raste në 24 orët e fundit numri i rasteve arrin në 1 978 590.
Sipas të dhënave nga autoritetet gjermane, sot është shënuar “shifra më e lartë e vd ekjeve ditore që nga fillimi i pandemisë”.
Deri më tani shifra më e lartë e vd ekjeve ditore nga COVID-19 në vend ishte shënuar më 8 janar me 1 188 humbje jete. Numri i personave të prekur nga COVID-19 që ndodhen në kujdesin intensiv në Gjermani arrin në 5 185 prej të cilëve 2.970 janë të intubuar.
Ndërkohë, në vend deri më tani janë vaksinuar kundër COVID-19 deri në 750 mijë persona.