NJIHUNI ME NËNËN DHE GJYSHËN E “RABËS” SË “ÇKA KA SHPIJA”

Lajme nga Bota

Gresa Pallaska është një nga aktoret më të njohura e të suksesshme që ka Kosova.

Ajo ka një karrierë me shumë role, por që rolet në serialet vendore, e bënë më të famshem emrin e saj.


Aktorja vjen nga një familje artistësh, pasi disa herë e ka bërë të ditur se gjyshja e saj, Jakute Zherka është veterane e arsimit dhe gjithashtu nëna e saj, Valbona Zherka një piktore dhe profesoreshë e dalluar.

Pra, rruga drejt artit dhe skenës së teatrit nuk ka qenë zgjedhje e vështirë për Gresën, pasi është rritur në mesin e intelektualeve dhe ka marrë shembullin më të mirë nga to.

Roli aktual që ka Gresa është ai i Rabijes në serialin vendor “Çka ka shpija”, i cili po pëlqehet mjaft shumë nga publiku. /Kosovarja/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *