Aktori i njohur, Mensur Safqiu është një ndër aktorët më të pëlqyer në trojet shqiptare me rolet në skeçet e ‘Stupave’.
Mensur Safqiu është ndër humoristët më të dashur për publikun. Bashkë me dy kolëgët e tij, ‘Stupcat’ janë grupi më i shikuar i humorit kosovar, përcjell ORAvip. E keni parë në shumë role që ai luajti, por jeta e tij private shuan kureshtjen e shumë prej fansave të tij.
Mensuri është i martuar me moderatoren e lajmeve të Klan Kosovës, Mjellma Pallaskën me të cilën ka edhe fëmijë.
Aktori jetën e tij familjare nuk e ekspozon aspak në rrjetet sociale dhe është shumë i rezervuar në këtë aspekt./ORAvip/