Një dhuratë kaq e veçantë, Xhesika i bën Afërditës një surprizë për të voglin e saj

Lajme nga Bota


Një dhuratë kaq e veçantë, Xhesika i bën Afërditës një surprizë për të voglin e saj.


Një dhuratë kaq e veçantë, Xhesika i bën Afërditës një surprizë për të voglin e saj
Afërdita Dreshaj dhe partneri i saj Jakub Kindl shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë.
Ata janë në pritje të një djali i cili pritet të vijë në jetë brenda këtij muaji.

Modelja ka hyrë në muajin e nëntë dhe tashmë jo vetëm që ka filluar të përgatisë gjithçka për bebin, por shohim se ka marrë edhe dhuratat e para.
Mikja e saj e ngushtë Xhesika Berberi e ka surprizuar Afërditën duke i dhuruar një karrocë për vogëlushin.

Modelja ka postuar një video të karrocës, krahas së cilës i bën tag Xhesikës ndërsa e falënderon për dhuratën.
Afërdita dhe Jakub u martuan gati tre vite më parë në një ceremoni madhështore në Miami.

Ajo dhe partneri i saj janë bashkë prej kohësh dhe shpesh herë i shohim teksa realizojnë udhëtime së bashku dhe janë gjithmonë nën shoqërinë e njëri tjetrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *