NGELI DUKE VAJTUAR E SHKRETA’, ELVANA I KTHEN PËRGJIGJE KOMENTUESIT

Lajme nga Bota


Elvana Gjata është e ftuar këtë të shtunë në “Soiree” me Jonida Shehun për të folur për albumin e saj më të fundit “Çelu”, që ka patur shumë sukses.


Gjatë emisionit, Elvana u gjend edhe përballë disa komenteve pikante që fansat i kanë bërë nëpër rrjetesociale.

“E kjo ngeli duke vajtuar e shkreta”, ishte një ndër komentet që lexoi Elvana.
“Gjithësecili me dramat e tij të lutem.
Gjithësecili ka dramat e tij.
Megjithatë, e rëndësishme është që të dish t’i kalosh.

Të gjesh forcën brenda vetes dhe t’i kalosh”, u përgjigj Elvana.
Një nga pyetjet që i është bërë më shpesh nga fansat në rrjete sociale është kuptimi i fjalës “kunadhe”, që është edhe titulli i një ndër këngëve mëtë suksesshme të “Çelu”.

“Këtë pyetje ma bën kushdo.
Kunadhaja është një kafshë, midis maces dhe dhelprës.
Është një kafshë shumë dinake, shumë e shkathët, shumë e zgjuar dhe që ia del gjithmonë.
Patjetër dhe shumë loznjare”, tregoi Elvana.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *