Nga nesër do të ulen shumë temperaturat në Shqipëri, do të bien në disa gradë nën zero

Lajme nga Bota

Ditën e nesërme pritet që të kemi një ulje të temperaturave në vendin tonë. Sipas Meteroalb, duke filluar nga e mërkura vendi ynë do të përfshihet nga temperatura të ulëta dhe ulje të intensitetit të reshjeve situatë që do të zgjasë deri të premten.

Ndërkohë fundjava pritet të sjellë rikthimin e reshjeve të shiut dhe rritjen e temperaturave.

“Zonat veriore dhe qendrorë kanë pasur përmirësim të kushteve të motit që ngelen me reshje të pakta shiu, ndërsa zonat jugore dhe juglindore aktualisht ka reshje në formë rrebeshi. Aktualisht në zonat malore ka reshje bore. Situata vjen duke u përmirësuar në orët në vijim, ku do të kemi pauz të reshjeve duke bërë që e mërkura të paraqitet me mot të kthjellët dhe me reshje të kufizuara, situata do të vijojë dhe të premten deri në orët e mbrëmjes duke bërë që në fundjavë të rikthehen reshjet e shiut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *