Nga 6 Gushti në Italί/ Gjσbë derί 1ΟΟΟ eυro për ata që gjenden pa certίfίkatë të ναksίnίmίt në ambίentet e mbγllura

Lajme nga Bota


Edhe pak orë na ndajnë e Italia aktivizon sistemin e përdorimit të certifikatës jeshile për të hyrë në ambiente të mbyllura në lokale, restorante, muze, kinema, palestra, pishina, evente kulturore e sportive, ceremoni fetare e civile etj.

Prej datës 6 gusht me vendim të qeverisë italiane, Green Pass-i bëhet i detyrueshëm për të hyrë në struktura publike, qendra shëndetësore e rezidenciale, e për të udhëtuar në Evropë.

Green Pass është një certifikatë jeshile që lëshohet nga Ministria Italiane e Shëndetësisë pas kryerjes së dγ dσzανe të ναksίnίmίt Anti-Κσνίd.

Mund të merret me një afat kohor të limituar dhe pas kryerjes së dσzës së parë të ναksίnίmίt e që hyn në fuqi 14 ditë pas saj e deri në kryerjen e dσzës së dytë.

Por me hyrjen në fuqi të kësaj mase të re, aktivizohet dhe sistemi i detyruar i kontrollit për të verifikuar vlefshmërinë e autenticitetin e certifikatës jeshile.

Në rast se kjo nuk kryhet janë parashikuar gjσba si për pronarët e bizneseve ashtu dhe për qytetarët.

Prej datës 6 gusht në Itali bëhet aktiv dhe sistemi i verifikimit të Green Pass përmes një aplikacioni të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë.

Çdo pronar duhet të kontrolloj barkodin e çdo klienti që do të frekuentoj ambientet e mbyllura të lokalit të tij.

Në rast se nuk kryhet një procedurë e tillë është parashikuar një gjσbë nga 400 euro në 1000 euro si për pronarin e lokalit ashtu dhe për klientin. Pronari rr ezikon gjithashtu dhe mbylljen 1 ditë apo 10 ditë të aktivitetit të tij.

Pashaporta jeshile bëhet jo e vlefshme në momentin kur personi rezulton pozitiv nga kσοrσnαvίίrυsί.

Gjatë këtyre orëve, qeveria italiane po punon për hartuar një hartë të funksionimit të pasaportës jeshile që mund të bëhet e detyrueshme dhe për të udhëtuar në trena e avionë si dhe për sistemin shkollor dhe atë të punësimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *