Nevojë urgjente për ndihmë! Ky 2-vjeçar ka nevojë për gjithë shqiptarët që të shpëtojë nga sëmundja e ligë, ju lutet nëna e tij

Lajme nga Bota


Gjesoni është 2 vjeç, i pëlqen të luajë me motrën e vëllain e tij, por e ka thuajse të pamundur. I prekur nga skolioza, një sëmundje e rëndë e shtyllës kurrizore, jeta e tij është në r rezik.

“Kur ma thanë doktorët që vuan nga skolioza, unë nuk e njihja si sëmundje. Edhe tani nuk e di, më kanë thënë mjekët se do i këputen edhe gjunjtë. Që tani na ka mbetur disa herë fëmija në dorë se nuk mund të ecë dot. Fëmija 2 vjeç është o Zot i madh, nuk ke çfarë t’i shohësh nga trupi,” rrëfen Elvira, mamaja.

Ndërsa shtylla kurrizore sa vjen edhe i deformohet, frika e Elvirës është se sëmundja po i prek edhe këmbët. E vetmja shpresë është t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, e cila mund të kryhet vetëm jashtë vendit. Mjekët kanë bërë me dije se operacioni kushton 30.000 euro, shumë e cila për familjen është e papërballueshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *