Nëse po u zhduken çorapet pa e kuptuar në shtëpi, kontrolloni këtë pjesë të lavatriçes dhe do i gjeni

Lajme nga Bota


Një çift që punon në lavanderi i ka dhënë fund spekulimeve për çorapet që humbin në lavatriçe.


Ata kanë zbuluar një pjesë të mirë të çorapeve në pjesën tharëse të makinerisë, përfshirë një kartë krediti që kishte mbetur aty.

Në një intervistë për Bored Panda, Cathy Hinz shpjegoi se arritën të kuptonin gjithçka kur lavatriçja nuk po funksiononte siç duhej.

Pasi bashkëshorti i saj e hapi për të parë problemin, para syve iu shfaqën plot çorape dhe disa para. Në postimin e publikuar në Tëitter, ajo tha: “Për të gjithë ju që betoheni, makineria juaj ha gjërat e vogla. Për të gjithë ata që thonë se kjo nuk është e vërtetë, mund ta shikoni me fakte.”

Fotografia është bërë virale në rrjete sociale ku shumë persona e kanë shpërndarë duke treguar se kanë zbuluar të vërtetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *