Nuk është e thjeshtë. Ajo i mbron me gjithë qënien bindjet dhe parimet e saj. Nuk është pra, nuk është aspak e thjeshtë të duash një femër kokëfortë.
Të nevrikos dhe të mërzit. Me atë ngulmimim në idetë e saj, me kokëfortësi nganjëherë, dhe me vrazhdësi herëve të tjera, por ama, kur të kesh nevojë, edhe pa i thënë gjë fare, ajo kthehet në ëmbëlsim dhe do të të gjendet përherë pranë.
Nëse je mashkulli që e ke pasur këtë bekim nga jeta, që ke njohur një femër kokëfortë, ka disa gjëra që duhet t’i kesh parasysh:
Një grua kokëfortë është një kategori tepër e veçantë e femrës, ajo nuk e njeh konfuzionin ose paqartësinë, në fakt ajo është e qartë dhe shumë e kthjellët në atë çfarë do, dhe nuk ka pengesë që ta ndalojë për ta arritur. Vetëm një gjë në këtë botë mund ta pengojë që ajo t’i lërë mënjanë ndjesitë dhe synimet që i ka vënë vetes, dhe ajo gjë, është personi që ajo do. Për të, ajo bën gjithçka.
Gratë kokëforta kanë një intuitë të jashtëzakonshme, ato i parandjejnë me një saktësi të frikshme gjërat përpara se ato të ndodhin, janë në rezonancë të përhershme me ty, me emocionet tua, ajo ta lexon mendjen, e di çfarë do të thuash, përpara se të lëvizësh buzët. Ajo e di çfarë të pëlqen, çfarë të emocionon, çfarë të gëzon e çfarë të bën të lumtur.