Nënë për herë të tretë, Emina zbulon gjininë e fëmijës në mënyrën më të veçantë

Lajme nga Bota


Emina Çunmulaj do të bëhet nënë për herë të tretë dhe këtë e ka zbuluar vetë përmes një fotoje shumë speciale bashkë me vajzat e saj.


Ajo dhe bashkëshorti i saj, këtë herë do të bekohen me një djalë.

Emina ka postuar në instagramin e saj një foto ku shohim dy vajzat e saj me kuriz dhe vetë ajo e ulur përballë.

Të trea janë veshur me një kostum banjoje trup në ngjyrë të zezë ndërsa me gërma të mëdha blu shkruhet: “Mezi po presim” tek vajza e madhe, për të vijuar më pas “Të të takojmë ty”, tek vajza e vogël dhe “vëlla i vogël” tek Emina e cila ka vënë dorën e saj dhe të vajzës së vogël tek barku i rrumbullakosur.

“Djali i vogël është rrugës dhe ne jemi të gjithë shumë të emocionuar”, shkruan Emina krahas kësaj fotoje kaq unike që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj.

Modelja ka marrë pafund komente nga miq e ndjekës në rrjetet sociale të cilët i urojnë një shtatëzani të mbarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *