Nëna ka mbajtur shënim çdo qindarkë që ka harxhuar për vajzën e saj dhe kërkon t’ia kthej

Lajme nga Bota


Thuhet se prindërit bëjnë çdo gjë për fëmijët e tyre. Por një nënë ka mbajtur shënim çdo qindarkë që ka harxhuar për vajzën e saj që nga dita e lindjes dhe tani kërkon që ajo t’ia kthejë.

Nëna tani kërkon që vajza e saj t’i paguajë 14,000 dollarë. Në artikull e shkruar nga Kidspot.com.au është treguar kjo histori. Ka qenë dhëndëri që e ka treguar këtë histori dhe ai nuk mundet ta kuptojë vjehrrën e tij.


Ai ka treguar se vjehrra e tij i kishte çuar një fletë, e cila dukej sikur nuk kishte fund. Në fletë ajo kishte mbajtur shënim edhe çdo rrobë që i kishte blerë vajzës së saj edhe madje edhe faturat mje kësore.

Dhëndëri nuk e kupton dot se si vjehrra e tij mund ta ketë bërë një gjë të tillë. Nga ana tjetër nëna e gruas së tij thotë se nuk do të ndalet derisa sa vajza e saj t’i kthej të gjitha paratë që ajo ka harxhuar për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *