Në gusht do të jetë edhe më shumë vapë/ Ja sa gradë do të shkojnë temperaturat

Lajme nga Bota


Meteorologët kanë paralajmëruar se gushti do nisë me temperatura shumë të larta. Në një intervistë për Oraneës, Haki Osmani nga meteoalb tha se nesër do rriten ndjeshëm temperaturat në të gjithë vendin.

“Temperaturat do të rriten sërish nesër duke bërë që në zonat e ulëta të jenë 42 gradë celcius ndërsa në bregdet 37 gradë celcius.


Në mal? Edhe nëse mendoni të shkoni në mal për të pasur më pak freskët nuk jua këshillojmë.

Edhe në zonat malore do të kemi rritje të temperaturat maksimale. Në verilindje do të ketë temperatura më të larta. Në Kukës temperaturat do të arrijnë në 38 gradë celcius.

Gushti? Vlerat termike në vlerat maksimale do të jenë deri në 38 gradë celcius. Në 5 ditëshin e parë do të kemi temperatura deri në 38 gradë, më pas do të kemi një ulje të lehtë të temperaturave”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *