Djali i këngëtarit të njohur, Ramadan Krasniqit, është ndarë nga e fejuara?Me shumë veprime lind dyshimi se Andi dhe e fejuara e tij Dafina kanë shkëputur kontaktet ndërmjet veti.
Përmes fshirjes së imazheve në rrjete sociale, kuptohet që dyshja kanë marr vendimin e papritur, që të mos jenë më bashkë, shkruan kosovarja.
Këtë e dëshmon llogaria e tyre personale, duke mos ekzistuar as edhe një imazh së bashku në rrjete sociale.Po ashtu, personat në fjalë nuk e ndjekin njëri tjetrin në Instagram.Mbetet të shihet e vërteta rreth kësaj dileme që kanë ngritur çifti i njohur.