Ndërron jetë këngëtarja e famshme

Lajme nga Bota


V des këngëtarja e famshme.Këngëtarja e famshme, Helen Reddy ka ndërruar jetë.
Këngëtarja dhe aktivistja feministe vdiq në moshën 78 vjeç të martën (29 shtator), njoftoi familja e saj në një deklaratë në Facebook.

“Me dhimbje të thellë ne njoftojmë për vdekjen e nënës sonë të dashur, Helen Reddy, në pasditen e 29 Shtatorit 2020 në Los Anxhelos,” shkruan fëmijët e saj Traci dhe Jordan.“Ajo ishte një nënë, gjyshe dhe një grua me të vërtetë e mrekullueshme. Zemrat tona janë thyer. Por ne ngushëllohemi pasi që zëri i saj do të jetojë përgjithmonë”.Helen kishte 20 hite në listën e këngëve Billboard Hot 100 gjatë jetës së saj, duke përfshirë tre prej tyre që zunë pozitën e pare, ishte fituese e çmimeve Grammy me këngët “I Am Woman”, “Delta Dawn” dhe “Angie Baby”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *