Ndërron jetë këngëtari i njohur kosovar

Lajme nga Bota

Ndërron jetë këngëtari i gjeneratës së artë të viteve ’80, Fatmir Bajraktari.Është ndarë nga jeta të premten mbrëma këngëtari i njohur i gjeneratës së viteve ’80, Fatmir Bajraktari.
I ndjeri ka ndërruar jetë pas një sëmundje të shkurtër, duke lënë prapa bashkëshorten dhe tre fëmijët.


Bajraktari ishte i shtrirë prej ditësh në spital dhe po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Atij do t’i jepet lamtumira e fundit sot (e shtunë) në varrezat e qytetit në Pejë, në orën 15:00.Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet vetëm nga rrethi i ngushtë familjar, ashtu siç edhe rregullat anti-covid për momentin e kërkojnë.Fatmir Bajraktari ka qenë këngëtar i njohur i gjeneratës së artë të viteve ’80. Ai kultivonte zhanrin Evergreen.I ndjeri ishte edhe kryetar i Korit famoz ‘Siparantum’, sukseset e të cilit kanë tejkaluar kufinjtë kombëtarë dhe më tej.Ngushëllime për vdekjen e tij kanë shprehur SHKA ‘Sofra Pejane’, SHKA ‘Përparimi’, SHKA ‘Marigona’, Okteti ‘PEJA’ si dhe zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Arbër Grabovci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *