Ndërrojnë jetë prindërit dhe dy fëmijët nga Kosova në ASKlDENTlN në Rrugën e Kombit

Lajme nga Bota


Policia e Lezhës ka konfirmuar numrin e lartë të viktimave në aksidentin e ndodhur në mbrëmje në aksin Rubik-Milot në Rrugën e Kombit.

Sipas policisë në këtë aksident kanë humbur jetën një çift bashkëshortësh nga Kosova dhe 2 fëmijët e tyre të mitur, ndërkohë që në gjendje të rëndë fëmija i tyre i tretë i moshës 5 vjeç.

Ndërkohë që edhe drejtuesi i mjetit tip kamion që u përfshi në aksident është nga Kosova.

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje nga Kosova është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *