Naser Rafuna i mërzitur për vd ekjen e aktorit shqiptar

Lajme nga Bota


Aktori Naser Rafuna ka kujtuar aktoren e ndjerë, Leze Qena, me anë të një statusi në Facebook.

Rafuna ka kujtuar një amanet të Qenës të cilin ai thotë se e coi në vend.


“Ishe fundi i muajit shkurt 2020…një muaj para ndarjes së kësaj zonje që, krejt cfarë kujtojmë ishte buzëqeshja e saj. Pas dy cing, nuk u lajmërove si zakonisht e pastaj më thirre e biseduam. E njofta nga zëri që nuk ishte mirë. Kërthiza thoshte-kam problem në kërthizë. U nisa me ardhë me të pa,i thashë! Jo jo jo jo djali jem.. se shihemi në javën tjetër. Vullnetplota!!!Më tha: “Një skenë të vogël në exterier me pasë në javën tjetër,se ma shumë sdi a kam fuqi. Edhe serialin mos e ndalni kurrë se, në çdo projekt, gjithmonë jam knaq, jam knaq po tu qesh me të tjerët, a te “Çka Ka Shpija” knaqna ma së shumti se ju boj juve me qesh me “budallakitë e mija”.Mos mi qitni fjalët cka po flas.Jemi ma të mirët…edhe ngom djali jem,një kingj qaty ku po i pren ti,një qasi du une kësaj rradhe me e sjellë në javën tjetër me e qeros ekipën”.”, shkroi ai.

Tutje ai shprehu ngushëllime dhe për aktorin Luran Ahmeti i cili ndërroi jetë nga koronavirusi.

“Ndërsa sot na paska lënë neve në këtë botë edhe kolegu dhe shoku, aktori Luran Ahmeti. Zoti e Mëshiroftë. Ngushëllime familjës dhe komunitetit për këto humbje të mëdha”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *