Aktori dhe humoristi i famshëm Naser Rafuna po vazhdon ti sjellë publikut momente të këndshme familjare përmes “Çka ka shpija”.
Ai tashmë ka fituar besimin dhe simpatinë e publikut duke e dëshmuar vetën me talentin e tij. Ndërkohë që në serial me rolin e Xhekut shpesh din të jetë një kryefamiljar i shkujdesur, në jetën reale është krejt ndryshe.
Aktori është aq i lidhur dhe i lumtur me familjen e tij, teksa vazhdimisht tregon sa krenarë dhe me fat është për bashkëshorten dhe djalin.
Ai ndanë shpesh imazhe me ta duke treguar lumturinë dhe ngrihtësinë familjare. Naseri ka ndarë një imazh të këndshëm të bashkëshortes së tij dhe djalit i cili shihet duke përqafuar nënën. Teksa përjeton lumturinë me prezencën e tyre, Naseri edhe lutet për ta. “O Zot i madh… përpos krejt të mirave edhe ruaj”, është mbishkrimi i aktorit krahas imazhit,.