Mustafa Nano: Ndihem më afër me Bregoviqin, sesa me shqiptarët – pengje të nacionalizmit folklorik

Lajme nga Bota


Analisti politik nga Shqipëria, Mustafa Nano, ka dalë pro paraqitjes së këngëtarit boshnjak me identitet serb në Festën e Birrës në Korçë.

Ish autori i emisionit me titull kontravers “Provokacija” në ABC News, ndërsa tani autor i emisionit “Arnautistan” MCN TV, Mustafa Nano, ka thënë se “fakti që ai ka dëshirë të vijë në Shqipëri, do të thotë se nuk është më antishqiptar, se është penduar për ç’ka thënë”.

“Po të ishte antishqiptar, as që do ta çonte në mendje të vinte këmbë në Shqipëri.

Pastaj, ai mund të vijë sa herë të dojë, për sa kohë që në Shqipëri ka njerëz që duan ta dëgjojnë”, ka shkruar ai, përcjell Telegrafi.

Madje, duke i dalë në mbrotje këngëtarit që përkrahu luftën serbe kundër shqiptarëve në Kosovë, Nano tha se “ne nuk mund të mbetemi pengje të një antisllavizmi të paketuar jetë e mot. Këtë të fundit e them në radhë të parë për shqiptarët e Kosovës, të cilët ng.acmohen menjëherë nga çdo gjë serbe”.

Postimi i plotë i Nanos:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *