Moti ndryshon, breshër i madh ne rruge, sërish fenomen i çuditshëm natyror

Lajme nga Bota

Reshje breshëri e shoqëruar nga vorbulla ajri u regjistruan në Fidenza të Italisë.

Breshëri, që mbërrinte përmasat deri në 10 cm.

Të gjitha skuadrat teknike të lidhura me sigurinë e mirëmbajtjen e rrugëve janë angazhuar së bashku me policinë lokale, për të garantuar mbrojtje në vendet publike.


Në Rozzano, nga moti i keq një vinç u shemb duke shkaktuar panik. Sipas ekspertëve, stuhitë e breshërit në Itali jane trefishuar që nga fillimi i verës, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet e shkaktuara strukturave bujqësore, llogariten në miliona euro.

Edhe madhësia e kokrrave të breshërit, ka ndryshuar: Ajo është rritur ndjeshëm këto vitet e fundit, sidomos në disa raste më ekstreme kur mbërrin gati dimensionet e një grushti, duke dëmtuar xhama makinash e duke shkaktuar shumë frikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *