MOMENTI KUR ARRIJNË TRUPAT E DY VËLLEZËRVE QË U GODITEN NGA TRENI (VIDEO)

Lajme nga Bota


Kanë mbërritur trupat e pajetë të dy vëllezërve deçanas, që ditë më parë u goditën për vdekje nga një tren në Gjermani.

Për të pritur trupat e pajetë të 13 vjeçarit dhe 17 vjeçarit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari sot janë nisur për në Kosovë, e në ” kanë mbërritur diku rreth orës 17:00.
Varrimi i dy të rinjve do të bëhet nesër në ora 15:00 në varrezat e fshatit Ratishe.

Babai i dy viktimave, Arif Arifaj, ka treguar për arbresh.info, se për sjelljen e trupave të djemve të tij në Kosovë, janë përkujdesur dy shtetet, ai i Kosovës dhe shteti i Gjermanisë, raporton arbresh.info.

“Për ardhjen e kufomave është kujdesur edhe shteti i Kosovës dhe ai i Gjermanisë, ku e menjëhershëm ka qenë konsulata e Kosovës atje, e nuk kemi pasur as problem në dokumente. Kufomat kanë mbërritur diku rreth orës 17:00 në aeroportin e Prishtinës”, ka thënë ai për arbresh.info.

Arifaj, ai ka thënë se varrimi i djemve të tij Hasanit dhe Blerionit do të bëhet nesër në ora 15:00, në varrezat e fshatit Ratishe.

Ndryshe, së bashku me viktimat ishte edhe vëllai i tyre 14 vjeçari, i cili fatmirësisht shpëtoi mrekullisht nga aksidenti tragjik që tronditi vendin. Ndryshe, detaje se si ka ndodhur rasti ka dhënë edhe Policia e Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *