Momentet e fundit të heroit Arjan Sala, i cili arriti të shpëtojë 20 punëtorë

Lajme nga Bota


Në këto pamje janë fiksuar momentet e fundit të Arjan Salës, “Dëshmorit të Atdheut” që dha jetën mes flakëve për të shpëtuar kolegët e tij në magazinën e një qendre tregtare.


Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë tregojnë çastin kur 32-vjeçari me detyrë përgjegjës sigurie, njoftohet në radio për rënien e zj-arrit në ambientet e magazinës dhe menjëherë niset drejt saj për shuarjen e flakëve dhe shpëtimin e personelit që ishte brenda.

Ndërsa këto pamje kanë regjistruar momentin e fundit të Arjan Salës teksa vrapon me një b0mb0l për shuarjen e zjarrit në hyrje të magazinës.

Më pas ambienti mbulohet nga tymi i madh dhe nga pamjet e regjistruara nga kamerat arrihet të dallohen vetëm punonjësit që kanë dalë nga magazine, ndërsa Arjan Sala vijon të qëndrojë brenda saj në përpjekje për të shuar zjarrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *