Mjekja Lira Gjika u bën apeI prindërve shqiptarë: Janë të ndaluara kudo këto dy fjalë, mos ua thoni fëmijëve tuaj për të mirën e tyre

Lajme nga Bota


Mënyra se si prindërit i flasin fëmijës në fund formon dhe karakterin e tyre kështu që është një nga gjërat më të rëndësishme që duhet patur shumë kujdes.


Të njëjtën gjë thotë dhe pediatrja Lira Gjika Këtë herë është fokusuar tek një nga fjalët më të përdorshme dhe më të gabuara, që fatke. qësisht e dëgjon ngado: Pusho! Fjalë që disa shtete të Evropës Veriore e kanë nda luar me ligj.


“Pusho, pusho”, i drejtohen fëmijës, nëna, babai, gjyshërit deri te mësuesit në shkollë. Të gjithë këta të rritur, e përdorin këtë fjalë pa i shkuar në mënd se është një nga fjalët, që gjymton më shumë.

Jo rastësisht në vendet e Evropës veriore, fjala “pusho”, është e nda luar me ligj, të përdoret në institucionet e edukimit, parashkollore dhe shkollore. Përdorimi i kësaj fjale, për fat të keq, tek ne, është shumë prezent në dialogun i rritur i parritur.

Dhe sidomos, kur i rrituri ka humbur durimin dhe i kanë “hipur nervat”, pasi nuk po e mposht dot fëmijën. I rrituri, kur humbet durimin, përton të durojë apo të gjejë fjalën dhe mënyrën e duhur, deri sa fëmija të bindet, që të kryejë apo marrë komandën.

Shkencëtarët thonë, se kur i rrituri i jep këtë urdhër fëmijës, truri i tij, fëmijës, st. Opon së menduari,. Ky stopim shkakton “tharje” në strukturat e brishta të njerëzores, që fëmija me shumë mundim, po ndërton.

Kjo është arsyeja, që vendet e zhvilluara e kanë ndaluar përdorimin e kësaj fjale në mjediset e edukimit”, shkruan Gjika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *